Shkatërrohet grupi narkotrafikant në Itali, drejtohej nga shqiptari Ardi Ismaili

Një tjetër bandë kriminale e shqiptarëve është shkaterruar nga antimafia Italiane. Ajo drejtohej nga Ardit Ismaili i cili ka rënë në prangat e policisë bashkë me shqiptarin tjetër Enkelejd Sinaj.

22 persona janë ndaluar nga autoritetet italiane me akuzën e trafikut të drogës e armëmbajtes pa leje.

Me urdhër të Prokurorisë së Antimafias së Potenzas janë ekzekutuar 11 masa ndalimi me burg, 4 në arrest shtëpiak, 6 me detyrim paraqitje e 1 person me ndalim banimi në rajonet Puglia e Basilicata.

Operacioni i koordinuar nga Antimafia italiane, pas një hetimi kompleks e gjeografikisht të zgjeruar ka zbardhur aktivitetin narkotrafikant të këtij grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari Ardit Ismaili e italiani Enrico Caputi me shtrirje në rajonet Basilicata e Puglia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mes personave në masë ndalimi me burg është dhe shqiptari tjetë Enkeled Sinaj.

Hetimet e Antimafias kanë zbardhur roli qëndror të kreut të këtij bosi Ardit Ismaili, i cili dispononte kanalet e duhura për sigurimin e drogës, kryesisht marijuanë e kokainë, mjetet për transportin e fshehjen e saj, vendet e magazinimit e shpërndarjes, si dhe një rrjet korrierësh të cilët furnizonin sheshet e tregtimin të saj me një numër klientësh që e blenin në çdo moment.

Përmes një kontabiliteti të kuijdesshëm, mbajtur nga anëtarët e tjerë të grupi, të ardhurat e fituara investoheshin për të blerë sasi të reja droge.

Përgjimet telefonike e ambientale, rrëfimet e klientëve, hetimet mbi transportin e tregtimin e drogës kanë vërtetuar disponueshmërinë dhe të armëve luftarake si tre kallashnikov nga ana e shqiptarit Ardit Ismaili.

Gjatë fazës investigative janë vërtetuar dhe episode kërcënuese ndaj klientëve që nuk paguanin.

Shumica e anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantë janë shtetas italianë me precedent penalë e disa prej tyre dhe të arrestuar muaj më parë e nën akuzën e aktivitetit kriminal mafioz e kultivimit të marijuanës.

U mundësua gjithashtu zbardhja dhe e dy bërthamave të vogla të këtij grupimi që vepronin në territorin volture -melfese, njëra prej të cilëve ngritur mbi bazë familjare e përbërë nga babai e dy djemtë.

Shkatërrohet grupi narkotrafikant në Itali, drejtohej nga shqiptari

EMISIONET