Punësime fiktive në bashki, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dy orë në SPAK

Për më shumë së 2 orë, kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, është pyetur në SPAK nga prokurorja Manjola Kajana. Sipas të dhënave mësohet si ai është pyetur për disa punësime fiktive në bashkinë e Rrogozhinës të personave që nuk jetojnë në vëndin tonë por marrin rrogë si punonjës në bashki.

Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, u paraqit këtë të enjte në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

I zgjedhuri vendor, sipas burimeve u mor në pyetje në lidhje me disa punësime fiktive në Bashkinë e Rrogozhinës.

Të njëjtat burime thanë se kryebashkiaku dyshohet se ka bërë punësime fiktive pranë institucionit që drejton në një kohë që ata rezultojnë se nuk jetojnë në Shqipëri.

Pas rreth dy orëve para prokurorëve të SPAK, Edison Memolla nuk pranoi të sqaronte pozitat e tij para drejtësisë.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës është i kallëzuar në SPAK edhe nga Partia Demokratike më 7 mars të vitit të kaluar për “shitblerje të votave".

Ai u akuzua se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore, Memolla mori 5438 vota, duke lënë pas dy rivalët, Ferdinand Saraçi nga PD, me 1966 vota, dhe Hekuran Xhani, nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, me 1550 vota.

spak edison memolla memolla

EMISIONET