Shiste doza kanabisi në lagjet e Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari
Elbasan/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Identifikohet, kapet dhe arrestohet shtetasi që shiste dozat, në lagje të ndryshme të qytetit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

