Sherri te shkolla "1 Maji", policia i kërkon informacion KQZ-së për funksionin e 4 personave në KZAZ

Sherri te shkolla "1 Maji", policia i kërkon informacion

Komisariati nr. 1 në kryeqytet i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të zgjedhjeve lidhur me sherrin e ndodhur në KZAZ-në e shkollës "1 maji".

Në kërkesë shkruhet se kërkohet informacion për 4 shtetas të përfshirë në ngjarje për pozicionin e punën së tyre në këtë KZAZ.

Po ashtu, aty thuhet se kjo kërkesë vjen në kuadër të procesit hetim për veprën penale kanosja ose dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Kështu, policia kërkon informacion për shtetasin Jugers Mullahi, Oriald Laçi, Avni Dushku dhe Fabiol Dushku.

Në shkollën "1 maji" gjatë numërimit të votave ndodhi një përplasje mes disa peronash, çka bëri që të ndërhynte edhe policia duke shoqëruar 8 persona për ngjarjen.

Lidhur me ndodhinë reaguan edhe funksionarë politikë si Oriola Pampuri e PD-së, Silva Caka e LSI-së dhe Mimi Kodheli e PS-së duke bërë thirrje për qetësi.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi shkoi në vendngjarje dhe zëvendësoi të gjithë numëruesit e akredituar me të rinj.

 

 

EMISIONET