Konflikti me efektivët në Kamëz, merret sërish në pyetje “roja” i Vis Martinajt

Konflikti me efektivët në Kamëz, merret sërish në

Komisariati numër 5 në Tiranë ka thirrur sërish për të marrë deklaratat e personave, të cilët u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e së hënës pranë një lokali në Kamëz, mes tyre ish efektivi i Operacionales Jeton Lami, njëherazi edhe personi i fundit që ka parë Ervis Martinajn.

Sipas burimeve, dyshohet se konflikti ka qenë banal dhe është nisur nga një person, i cili ka shkuar në tavolinën ku ishte efektivi i FNSH me shokët e tij dhe u ka thënë të mos këndojnë pasi aty afër ishte një rast vdekje.

Efektivi i FNSH, Roberto Uku ka tentuar të qetësojë situatën por pasi kanë dalë nga ambientet e lokalit janë përballur dhe me ish efektivin Jeton Lami dhe disa të tjerë që e shoqëronin atë.

Fillimisht kanë debatuar me fjalë e me pas një nga personat që ishte me Jeton Lamin ka qëlluar me grushte një prej miqve të efektivit të FNSH, ky i fundit ishte jashtë orarit të punës.

Pas disa minutash përleshje kanë shkuar në vendin e ngjarjes 2 makina me policë të komisariatit numër 5, të cilët kanë shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka nisur hetimin në lidhje me ngjarjen teksa fillimisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë pezulluar nga detyra dy efektivë të komisariatit numër 5 të cilët dyshohet se nuk kanë kryer veprimet procedurale.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pamjet filmike, ku u regjistrua konflikti, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

EMISIONET