"Sherr'' në PS Fier, Koçi: Kadastra nuk na ndihmoi me vota, Bushi: Të të vijë turp që nxjerr vrer!

"Sherr'' në PS Fier, Koçi: Kadastra nuk na ndihmoi me

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi me anë të një statusi në Facebook duke komentuar zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Fierit, sulmoi administratën për perfomancë të dobët.

Më konkretisht, Koçi sulmoi Kadastrën e Drejtoritë Arsimore për të cilat u shpreh se imazhi i tyre kishte një vlerësim negativ duke i kushtuar kështu kosto politike partisë.

Sipas tij një sjellje e tillë e Kadastrës është për t’u çuditur pasi ndryshimet e bëra para fushatës sollën këndvështrim të ri.

“Administrata me performancën e saj nuk ndihmoi. Ndërkohë imazhi i saj në disa sektorë si kadastra apo arsimi kishin vlerësim negativ, duke u kthyer në kosto politike për PS. Më vjen çudi se këto ditë Kadastra i është rikthyer konjukturës së vitit të kaluar”, - shkruan Koçi.

Ndërkohë, Koçit i ka kthyer përgjigje edhe ish-kreu i Kadastrës në këtë qytet, Ervin Bushi i cili shprehet Koçi po përçan dhe po njollos punën e Kadastrës.  

Bushi: Sa keq kështu kur Kryesia e PS të sjell për të bërë punë të mira dhe ti s'mundesh të bësh asgjë! Sa keq kështu kur Kryesia të sjell për të punuar e bashkëpunuar dhe ti vetëm përçan dhe njollos! Sa keq që në vend të shohësh se sa shumë është rilindur e lulëzuar qyteti ynë ti dëshiron të shohësh vetëm njolla të errëta! Më vjen ndot kur thua se indikator për humbjen e mandateve apo rezultatin e arritur në zgjedhje ka qenë performanca e Ashk-së Fier! Turp për ty të mohosh rezultatet e punës kolosale të ish Drejtorisë së Aluiznit dhe Ashk-së aktuale Fier! Sa keq më vjen kur mohon totalisht të vërtetën kur thua që Ashk Fier ka pasur performancë të ulët!

Ai thekson se institucioni i Aluiznit dhe aktualisht Ashk Drejtoria Vendore Fier janë drejtuar duke respektuar ligjin dhe duke mos i hyrë askujt në hak për pronën, pavarësisht bindjeve politike.

Bushi: Institucioni i Aluiznit dhe aktualisht Ashk Drejtoria Vendore Fier përgjatë viteve nën drejtimin tim është udhëhequr nga Parimet themelore institucionale duke respektuar ligjin dhe zbatuar atë ashtu siç duhet, pa i hyr në hak askujt që i takonte prona, duke i legalizuar apo certifikuar të gjitha ato prona që lejonte ligji, por ama pa bërë me pronë atë të cilit ligji nuk i jep të drejtë të bëhet pronar! Nën drejtimin tim përgjatë këtyre viteve këto institucione janë drejtuar duke u bazuar në korrektësi dhe pa bërë diferenca midis asnjë qytetari qoftë ky i majtë apo i djathtë pasi institucioni ka detyrimin ti shërbej të gjithë qytetarëve të cilët gëzojnë një të drejtë legjitime tek institucioni!

Ai shton se nuk e ka hedhur poshtë asnjëherë besimin që çdo Socialist në Fier më ka dhënë duke me votuar dhe se Koçit duhet t'i vijë turp për deklaratat e tij në media.

Bushi: Zotëri unë nuk e kam hedhur poshtë asnjëherë besimin që çdo Socialist në Fier më ka dhënë duke me votuar me rezultat diferencues dhe të pa kontestueshëm si Kryetar i Fresh, Kryetar OS, Delegat Kongresi, apo Antar i Asamblesë Kombëtare për dy mandate rrjesht! Mua me vjen keq për ty Zotëri që duke mos pranuar dot rezultate të tilla fillon dhe nxjerr vrer të pavlerë! Më vjen keq kur tjera qëndrime mban në zyrë të Kryetarit të PS Fier dhe tjera qëndrime shfaq në media e rrjete sociale! Kjo realisht lë shumë për të dëshiruar! Turp për ty që vazhdon të bëhesh qesharak në media duke sulmuar me fjalë ata që smund ti mposhtësh në rezultate!

EMISIONET