Sherr në një pikë karburanti në Durrës, dy persona dhunojnë punëtorin. Shoqërohen në komisariat

Sherr në një pikë karburanti në Durrës, dy persona

Dy shtetas janë shoqëruar në komisariat në qytetin e Durrësit, pasi kanë dhunuar punëtorin e një karburanti.

Dyshohet se shtetasit 42 dhe 46-vjeçar, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin 62-vjeçar për motive banale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

EMISIONET