Sherr mes kushërinjve në Bathore, plagosen disa persona mes tyre një 15-vjeçar

Një konflikti për motive të dobëta ka ndodhur në Kamzë ditën e sotme (25 dhjetor 2022) mes kushërinjve.

“Në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar”, njofton policia.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

EMISIONET