Sherr me thi*a në Korçë, një person në gjendje kritike

Sherr me thi*a në Korçë, një person në gjendje

Një 40-vjeçar është dërguar me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti ku dyshohet se është goditur me thikë.

Sipas burimeve, ai ka pësuar plagë të thella të shkaktuara nga një mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran, ndërsa rrethanat ende nuk dihen.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

EMISIONET