“Shëno 250 ose 300” sqaron Vokshi: Bëhet fjalë për fletët e prodhuara, jo vota, video dashakeqëse

“Shëno 250 ose 300” sqaron Vokshi: Bëhet fjalë

Në një konferencë për mediat Komisioni i Rithemelimit të PD-së, Albana Vokshi sqaroi një incident me numërimin e votave për kreun e Këshillit Kombëtar.

Ajo tha se në video ku flitet për 250 fletë dhe të rrumbullakosen në 300 flitet për fletët e prodhuara dhe jo për votat.

Vokshi: Ju e keni vënë se çdo votë është numëruar me transparencë. Ka ikur koha kur në PD as nuk votohej dhe as numërohej. Vota për ne është e shenjtë dhe e paprekshme. Procesi ka qenë para kamerave transparent.

Ka qenë e qëllimshme dhe me dashakeqësi që është publikuar mbrëmë. Në respekt të publikut dua ta sqaroj sepse ka dalë jashtë kontekstit. Aty flitet për fletët totale të votimit që janë vënë në dispozicion të numërimit dhe votimit. Ai është një numër total i parëndësishëm. Nuk ishin informuar se sa ishte numri total i fletëve të prodhuara. Askush nuk e cenon integritetin e këtij procesi.



EMISIONET