Shembjet në Theth, Muçollari: Ka dështuar shteti, në mes të Tiranës plot godina me kate pa leje

Në “Drejt” nga Luan Rama, Grigels Muçollari anëtar i kryesisë së PD-së tha se për ndërtimet pa leje kanë përgjegjësi vetë hallkat e shtetit.

Muçollari: Duket sikur erdhi ky puritani, i cili nuk ka asnjë faj dhe erdhi nga qelli, dhe thotë “çfarë ka ndodhur këtu” duke bërë të paditurin që nuk është kështu. Ky puritani ka përgjegjësinë maksimale për mirëfunksionimin e institucioneve që kanë në varësi.

Këto hallka të shtetit që nuk kanë funksionuar janë përgjegjësi e Ramës. Tani kujtohet për një aksion të tillë. Prish godina 1-katëshe dhe godina betoni në mes të Thethit. Në Tiranë është ndërtuar një kullë me 7 kate pa leje, ndodhi në mes të Tiranës. Ke edhe të tjera me plot kate pa leje apo zënie të hapësirës publike.

EMISIONET