Shehi: Kandidati i Tiranës duhet njeri politik, jo një i panjohur, të jetë projektim për të ardhmen

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se edhe kandidati për bashkinë e Tiranës duhet të jetë njeri politik.

Ai tha se kandidati nuk mund të jetë një njeri jo i njohur në publik dhe që votuesit ta njohin atë vetëm në fushatë elektorale.

Shehi: Edhe ai njeriu i Tiranës do të jetë njeri politik, por ai duhet të jetë publik dhe që e njohin qytetarët, sepse nuk mund ta njohin në fushatë. Tirana ka pasur gjithmonë një qasje politike, është venë dikush politik, jo një teknokrat.

Edhe Rama është vënë tamam për politikan, që ishte ministër, dhe e bë kryetar i bashkisë, duke i dhënë bashkisë një karakter politik. Ky e ktheu dhe tha se kush ka marrë Tiranën ka marrë Shqipërinë. Edhe ne do të projektojnë një njeri politik, që të jetë politikan i së ardhmes.

EMISIONET