Blinken: BE-ja do të jetë më e fortë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Blinken: BE-ja do të jetë më e fortë me Maqedoninë e

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. 

Në një deklaratë për mediat, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se SHBA i njeh kompromiset e vështira të konsideruara në këtë kompromis, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. 

Ai nënvizon se ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. 

Sipas tij, një Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. 

"Tani është koha për të ndërtuar vrull dhe për të punuar në hapat e ardhshëm" e përfundon Blinken deklaratën e tij.

EMISIONET