SHÇBA arreston 2 oficerë të Kufirit në Kapshticë, lejuan të kalonte një shtetas në kërkim

SHÇBA arreston 2 oficerë të Kufirit në Kapshticë,

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar 2 oficerë të Kufirit në Kapshticë të cilët lejuan të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës  një shtetas në kërkim.

"Drejtoria Rajonale SHÇBA Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim datë 21.12.2021 ka vendosur të caktojë masën “Arrest me burg“ ndaj personave në hetim:

-N/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-Inspektor Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta punonjës policie, më 31.08.2021 në kundërshtim me detyrën kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të shtetasit A.Q., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, duke dëmtuar interesat e hetimit penal ndaj tij.

Procesverbalet e ekzekutimit së bashku me aktet e procedimit penal i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

EMISIONET