"SHBA mund të jetë gabuar me Ylli Ndroqin" Kalaja: Ora News i duhet vendit

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të SHBA-së për Presidentin e Yldon Media Group, zoti Ylli Ndroqi.

Në një intervistë për Ora News, Kalaja tha se vendimi i SHBA-së është i gabuar ndërsa theksoi televizioni Ora shkon përtej Ylli Ndroqit. Ai vuri në vëmendje konfliktin që ka pasur Ora News me Veliajn duke lënë të nënkuptoj faktin që ky i fundit edhe mund të ketë pasur ‘gisht’ në këtë raport.

Kalaja theksoi se gazetarët dhe drejtuesit e televizionit Ora kanë një prefesionalizëm të lartë.

Aulon Kalaja: Unë kam ngritur një pyetje në media, dhe kam thënë: A destabilizon Ballkanin Perëndimor Ylli Ndroqi, në rast se ka dikush një përgjigje jam i gatshëm ta marrë edhe në celularin tim këtë gjë. Gjykoj se Ndroqi nuk mund ta destabilizojë Ballkani. Di që Ndroqi ka pasur një konflikt me Erion Veliajn. Mendoj se Ora News, është një televizion përtej Ylli Ndroqit. Jam këtu për të mbrojtur Ora News, gazetarët e Ora News, drejtuesit e Ora News, sepse për mendimit tim kanë  një prefesionalizëm të lartë.

SHBA në këtë rast mund të kenë marrë një vendim të gabuar.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ka nevojë për një televizion si Ora News, pasi ka qenë një media e hapur për qytetarët shqiptarë dhe problemet e tyre.

Kalaja tha se priste që sanksionet që janë vendosur për median Ora Neës, të vendoseshin në një media tjetër pro-qeveritare, gjobë-vënëse, që sipas tij pronari i tyre ka probleme për të shkuar  në SHBA.

Aulon Kalaja: Nuk kemi të bëjmë me Ora News si person “Non Grata” apo Presidentin e saj, por kemi të bëjmë me disa sanksione që janë të apelueshme dhe mund të hiqen. Ndryshojnë “Non Gratat” e tjera nga kjo që ka marrë Ora News. Gjykoj se Ora News, ka qenë një media e hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe është një lajm i keq që po sulmohet në këtë lloj mënyre. Prisja sanksione ndaj disa mediave të tjera që janë krah qeverisë. Ato janë mëkataret të mediave shqiptare nuk është Ora News. Ora ka dhënë hapësirë për të gjithë qytetarët shqiptarë për hallet dhe problemet e tyre, me paanshmërinë.

Ishte i vetmi televizion që ka mbledhur të gjithë liderët e vendit. Kanë qenë tre ambasadorët amerikanë.

Do doja që këto sanksione të binin në ndonjë media tjetër që është gjobë-vënëse, që pronari i saj ka probleme për të shkuar në SHBA. Përmenda një konflikt të hapur që kjo media ka me Erion Veliajn që mesa duket ka njëfarë lidhje, por nuk do shkoja deri aty që të besoja që ai do të shkonte deri te raportet e SHBA. Do duhet të njihemi me faktet. Shqipëria ka nevojë për Ora News.

EMISIONET