Sharra “gllabëron” pronat, zgjerohet landifilli, banorët po humbasin tokat dhe nuk po dëmshpërblehen

Landifilli i Sharrës jo vetëm që ka përfituar më shumë nga fondet e buxhetit të shtetit, por çdo ditë e më shumë po gllabëron pronat e banorëve të zonës. Kjo pasi me zgjerimin e Landfillit shumë nga banorët e Sharrës kanë humbur tokat e tyre e disa prej tyre nuk janë shpronësuar nga bashkia e Tiranës.

Zgjerimi i landfillit të Sharrës sa vjen dhe shtohet.

"Siç i morën tokat tani po i zgjerojnë, po na bëjnë mal përpara me dhé. Ne jemi bërë këtu si ishull, dhé këtej, dhé andej nuk e di," thotë banorja.

Në zonë nuk ka asnjë projekt se sa do të jetë zgjerimi i tij.

Punimet e landfillit tashmë e kanë zhdukur dhe liqenin që dikur ishte ekzistues.

Banorët e zonës kërkojnë dëmshpërblimin e tokave të tyre që tashmë u janë marrë.

"Ne na kanë marrë pronat dhe na i kanë zënë të gjitha. Na i kanë marrë dhe pyllin," thotë banori.

Me zgjerimin e landfillit shumë nga banorët e Sharrës kanë humbur tokat e tyre e disa nuk janë shpronësuar. Zgjerimi i projektit u ka marrë atyre dhe puset dhe burimin e ujit.

"Tokën na e morën, lekë s'na kanë dhënë, as shpërblim asgjë. Pus, tokë, pemë, të gjitha pronat që kam pasur unë i morën. Asgjë s'na kanë dhënë, asnjë lekë," thotë banorja.

Kërkojnë tokat e tyre.

"Të na rimbursojë me tokë, unë jam fshat," thotë banorja.

"Kërkoj pronën e gjyshit tim, të babit," thotë një tjetër.

"Nga shteti kërkojmë që të na japë pronat tona," thotë banori.

Koncensioni për inceneratorin e Tiranës është ai që ka përfituar më shumë nga fondet e buxhetit të shtetit të cilave u janë bashkuar dhe ato të bashkisë Tiranë.

Janë rreth 10 milionë euro pagesa që i kanë kaluar këtij projekti vetëm në vitin 2020.

Ndërkohë nga buxheti i shtetit janë paguar rreth 20 milionë euro për tre incineratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

EMISIONET