Shabani: Këta e qepin kushtetutën si kostum për veten e tyre, humbet funksionin kufizues
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Endri Shabani u shpreh se Kushtetuta është votuar me referendum në vitin 1998 dhe duhet të hiqet e drejta e parlamentit për të ndryshuar kushtetutën,
Sipas tij, partitë politike e qepin kushtetutën si një kostum për veten e tyre, duke i hequr funksionin kufizuar ndaj pushtetit.
Shabani: Problemi në vend është hapja e kushtetutës. Kushtetuta është votuar me referendum në vitin 1998 dhe duhet të hiqet e drejta e parlamentit për të ndryshuar kushtetutën, sepse parimi bazë i kushtetutës është që nuk ndryshon dhe është bazë.
Sot jemi në opozitë dhe nesër jemi në qeveri, prandaj ligjet në kushtetutë bëhen ashtu. Këta e qepin kushtetutën si kostum për veten e tyre. Këtë gjë e bëjnë me kushtetutën dhe me ligjet e posaçme. Kështu ligji humbet funksionin pse ekziston, sepse ata kufizojnë pushtetin. Nëse ata e ndryshojnë kushtetutën sa herë u do qejfi me pazare, atëherë ka humbur funksioni kufizues.

