Sëmundjet kardiovaskulare, mjekja jep alarmin! Berbiu: Janë shtuar rastet e sëmundjeve tek moshat e reja. Ja shkaqet

Sëmundjet e zemrës janë një nëngrup i sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat prekin të gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut dhe prekin vetëm zemrën.

Për të kuptuar më shumë mbi këto sëmundje, e ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte Kardiologia Elada Berbiu, e cila foli mbi sëmundjet kardiovaskulare, parandalimin dhe trajtimin e tyre.

“Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku numër 1 i vdekjeve në botë dhe tashmë kjo është vënë re edhe në Shqipëri.

Është vënë një rritje e numrit të rasteve të sëmundjeve të zemrës, por edhe të trurit, të enëve të gjakut, dhe kohët e fundit edhe tek moshat e reja nën 40 vjeç.

Në këtë rritje kanë ndikuar disa shkaqe: lëvizjet më e paktë, jeta sedentare, konfondimi i të rinjve me substanca si duhani, alkooli, shtimi në peshë pikërisht për shkak të këtyre.

Kemi hasur shtimin e rasteve të sëmundjeve të këtyre moshave edhe të hipertensionit, ndaj është një sërë faktorësh që ka ndikuar në rritjen e rasteve tek moshat e reja”, u shpreh Kardiologia Elada Berbiu.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN KARDIOLOGE, ELADA BERBIU

EMISIONET