"Sëmundja" e të rinjve të sotëm, Feliks Bilani: Nuk po lexon më njeri, hapin internetin dhe plagjiatojnë
Si në çdo fushë të jetës, e reja më të vjetrën është në rivalitet të plotë edhe në fotografi.
Por fotografi i njohur shqiptar Feliks Bilani i ftuar në "Ditë e Re" në Rtv Ora e sheh përtej paragjykimit këtë hendek.
Sipas tij problemi i të rinjve të sotëm në çdo fushë është mungesa e leximit.
"Nuk e gjykoj fotografinë me të ri dhe të vjetër. Ka të rinj të talentuar, me pak lexim mund të ecin shumë herë më përpara se brezi ynë. Problemi është i leximit dhe studimit, nuk lexon më njeri. Të rinjtë sot hapin internetin, shohin dhe plagjiatojnë, bëjnë kopje. Kopje.Mos të tregoj kopjet e mia që kanë bërë dhe kanë marrë dhe çmim. Brezat e rinj e kanë fast food".


