Selimaj: Shqipëria ofron destinacione turistike për çdo stinë
Anëtari i Këshillit të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Fatjon Selimaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj në Ora News, foli për destinacionet turistike më të preferuara në Shqipëri dhe potencialin që vendi ka gjatë gjithë vitit.
Sipas Selimajt, në sezonin veror një nga zonat me fluksin më të madh të turistëve mbetet Durrës, për shkak të afërsisë me aeroportin dhe Tirana, kostove më të ulëta dhe turizmit ditor.
Përsa i përket jugut të vendit, ai theksoi se gjatë pikut të sezonit veror regjistrohet një fluks i lartë turistësh, ndërsa në dimër vëmendja zhvendoset drejt destinacioneve malore dhe qyteteve turistike.
Duke folur për potencialin turistik të vendit, Selimaj u shpreh se Shqipëria vazhdon të surprizojë edhe vetë shqiptarët me bukuritë natyrore dhe destinacionet ende të pazbuluara.

