Selenicë, kryeplaku i fshatit jep detajet tronditëse: Një nga vajzat ia doli të largohej dhe njoftoi policinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja me armë dhe abuzimi seksuali ndodhur ditën e djeshme në Selenicë.

Ora News ka siguruar dëshminë e kryeplakut të fshatit.

Vitrin Çobaj nga fshati Vajzë kishte qenë në fshat edhe të premten bashkë me një kasap dhe u kishin blerë një viç.

Të shtunën në mëngjes u rikthye si hajdut, me maskë të kuqe në fytyrë dhe çifte në dorë.

Kërcënoi gruan se do të lidhte bashkëshortin invalid dhe më pas lidhi atë vetë.

6 fëmijët e mitur familjes i mbylli të gjithë në një kasolle.

Aty ngacmoi seksualisht tre vajza, njërën prej të cilave 17 vjeçe, me probleme me shikimin dhe dyshohet se përdhunoi.

Viktimë e abuzimit seksual dyshohet se ra edhe nëna 41 vjeçare, ndërsa kryefamiljari u kërcënua teksa mbahej i lidhur me litar

Rreth katër orë zgjati drama e familjes peng derisa një nga vajzat arriti të lirohet dhe kërkoi ndihmë në qendër të fshatit.

"Sipas vajzës një person i maskuar ka hyrë në shtëpinë e tyre me armë e i thikë dhe ka kërcënuar prindërit. Vajza ka mundur të dalë nga shtëpia për të njoftuar policinë mbi ngjarjen e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes," tha kryeplaku.

Por 38-vjeçari Vitrin Çobaj arriti të largohet i lirë pasi u kishte marrë me dhunë edhe 36.900 lekët e viçit të shitur një ditë më parë.

Vitrin Çobaj u identifikua shpejt si autorë i ngjarjes dhe disa orë më pas policia e vuri në pranga.

Si provë, iu gjet një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat i kishte veshur ndërsa dhunoi, abuzoi e grabiti anëtarët e familjes në nevojë.

38 vjecari banues në fshatin Vajzë të Vlorës, rezultom se është person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjeve me dhunë.

EMISIONET