"Sauku i Ri" pa ujë dhe kontejnerë, banorët: Bashkia nuk sjell dot një kazan plehrash
Prej më shumë se një jave banorët në rrugën "Hamdie Dalipi" vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
"24 orë ujë, po ku ka 24 orë. Të na sjellin 2 orë, se nuk duam 24 orë."
Thonë se janë ankuar por deri më tani askush nuk ka marrë asnjë masë konkrete.
"Shumë problematik uji, sidomos në zonën tonë. Nuk vjen fare, ka një javë që nuk ka ardhur."
Ujin për të pirë e blejnë por kërkojnë zgjidhjen e situatës.
"Mbushim ujë me makina, me depozita."
Një tjetër problem për këtë lagje është mungesa e kontejnerëve.
"Plehrat siç i shikoni pas ambulancës, bashkia një kazan plehrash nuk e sjell dot."
"Qendra shëndetësore këtu, familje përreth, vijnë hedhin plehrat këtu."

Lagjja është kthyer në vendgrumbullim plehrash.
Banorët të shqetësuar kërkojnë marrjen e masave pasi sipas tyre lagjja me 500 banorë është lënë si në mesjetë.
"Këtu duhen kazanë plehrash, 2 kazanë këtu, 2 në fund të lagjes. Këtu janë 500 shtëpi, 500 shtëpi nuk mund t'i çojnë të gjithë në fund të rrugës plehrat."/OraNews/

