Sarandë, hollandezi gjendet i vdekur në ballkon, pranë tij qeni besnik

Një shtetas hollandez është gjetur i vdekur në ballkonin e një pallati në Sarandë.
Ka qenë një banore përballë pallatit të hollandezit e cila ka njoftuar policinë pasi ka dalluar atë teksa ishte i shtrirë në dysheme, si dhe qenin e tij i cili qëndronte mbi trupin e tij.
Pasi shërbimi ambulator, zjarrfikësja dhe shërbimet policore Sarandë kanë arritur në vendngjarje kanë trokitur disa here në derën e banesës së këtij shtetasi, por nuk është përgjigjur njeri.
Shërbimi zjarrfikës ka hapur derën me forcë dhe ka konstatuar pa shenja jete shtetasin Jioan Val Whik, i lindur në Hollande dhe banues në Sarandë prej 3 vitesh.
Nga kqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune, dyshohet për vdjekje natyrale.
Ndërkohë po kryehen veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

