Sarandë/ Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me fëmijën e porsalindur

Është hidhur nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur në Sarandë.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 (2 korrik).
 
"Mandolina Jashari, 35 vjeç nga Durrësi është hedhur bashkë me femijën 1 ditësh", njofton policia.

Ajo bashkë me fëmijën janë transportuar në urgjencën e spitalit dhe kanë marrë ndihmën e parë.

Si fëmija dhe nëna fatmirësisht janë në gjende të mirë shëndetësore. 

Paraprakisht bëhet me dije se ky është fëmija i 6 i 35 vjeçares. 

Zonja i përket komunitetit rom. Bëhet me dije se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

EMISIONET