Sarandë, hetimet për atentatin ndaj Isuf Jaçajt/ Dyshohet si një sulm i mirë organizuar me telekomandë

Atentati me eksploziv në makinë ku u vra 58-vjeçari Isuf Jaçaj, një person me precedent penalë dhe ibabai i një 31-vjeçari të dyshuar si i përfshirë në një plagosje të dyfishtë, dyshohet se është një sulm i mirë organizuar, një grup ekspertësh nga Tirana iu bashkuan grupit hetimor të policisë së Sarandës për hetimin e ngjarjes.

Këto pamje tregojnë skenën e krimit nën dritën e diellit. Eksplozivi besohet se ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit dhe ka dyshime që mund të jetë aktivizuar me telekomandë, sapo shënjestra e atentatit është parë brenda makinës.

Shpërthimi ka qenë i fortë sipas raportimeve dhe cilës Isuf Jaçaj humbi jetën menjëherë brenda veturës që siç tregojnë pamjet përfundoi si një grumbull mbetjes metalike.

Ekspertët mblodhën prova e kryen e veprime të tjera hetimore, në kërkim të gjurmëve të mundshme që mund të kenë lënë autorët e atentatit të së shtunës në mbrëmje.

Paralelisht, mësohet se janë sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë në zonë, që po analizohen nga grupi hetimor. Por deri më tani, autori apo autorët e atentatit me eksploziv mbeten të lirë.

Hetimet mësohet se janë orientuar në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo e hakmarrjes për djalin e viktimës.

31-vjecari Klaus Jaçaj, ndodhet në paraburgim, si i përfshirë në ngjarjen ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza.

Më 21 Korrik, familja Jaçaj mori një mesazh të fortë, pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e të riut, ngjarje që mbetet ende pa autorë.

Isuf Jacaj që mbeti viktimë e atentatit në Sarandë njihej edhe me nofkën “Bushi” dhe rezulton person me precedent penalë, ndërsa në të shkuarën ka qenë dy herë shënjestër e sulmeve me armë dhe protagonist konfliktesh.

Kohët e fundit Jacaj punonte në turizëm, duke transportuar me skafin e tij turistë drejt plazheve.

EMISIONET