Breshëri automatiku ndaj biznesmenit në Sarandë, plagoset edhe një turist shqiptaro-amerikan
Breshëritë e automatikut tronditën edhe Sarandën, në vijim të një vale të ngjarjeve të rënda kriminale që kanë goditur vendin. Një biznesmen 35-vjeçar i lokaleve të natës ishte objektiv i një atentati me armë zjarri. Ndaj Spiro Iljadhit u qëllua rreth 20 herë duke e lënë të plagosur rëndë, nga tre persona me të cilët sipas policisë pati një konflikt. Nën breshërinë e armëve të zjarrit u gjend aksidentalisht edhe një turist shqiptaro-amerikan që po ashtu mbeti i plagosur.
Një biznesmen 35-vjeçar i lokaleve të natës mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Sarandës.
Spiro Iljadhi, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me rreth 20 plumba para lokalit të tij në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës.
Breshëria e plumbave kapi edhe kalimtarin Marin Jano 33-vjeç, i cili ndodhej në Sarandë për pushime.
Ngjarja u shënua rreth orës orës 03:50, në një kohë kur në fuqi ishin rregullat e ndalim qarkullimit.
Ndërsa këto pamje tregojnë gjurmët e plumbave në objektet e aty pranë.
Spiro Iljadhi, mori disa plumba në pjesën e barkut dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës u soll me helikopter për trajtim të specializuar në kryeqytet.
Ndërsa turisti që u plagos aksidentalisht pas ndihmës së parë raportohet se nuk ka asnjë rrezik për jetën.
Disa orë pas ngjarjes, policia e Sarandës njoftoi se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona për atentatin ndaj biznesmenit 35- vjeçar.
Të dyshuarit janë vëllezërit Andrea e Visi Caushi dhe Redjan Hadëri, që të tre banues në Tepelenë.
Sipas policisë ata sulmuan me armë biznesmenin 35-vjeçari pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që kishin me të.
-
EURO 2020, kombinimet në 1/8, mësoni përballjet e mundshme
20 Qershor, 13:49 -
Jo vetëm blerje, Vllaznia njofton rinovimin me mesfushorin
20 Qershor, 13:00
Në këtë pikë, policia tregohet e rezervuar, për shkaqet e konfliktit që përfundoi me breshëri armësh zjarri, duke rrezikuar një tragjedi në një kohë kur qyteti bregdetar tashmë është i mbushur me turistë.
Atentati ndaj biznesmenit 35-vjeçar, pason një valë ngjarjes kriminale që kanë goditur vendin duke shkaktuar 35-viktima nga janari, ndërsa shumë më tepër kanë mbetur të plagosur.
Pak ditë më parë, Forcat Speciale të Policisë së Shtetit zbritën me aksione blitz për kapjen e personave që lëvizin me armë apo shpërndajnë lëndë narkotike në disa prej qyteteve problematike për rëndin e sigurinë.




