Saranda 45 minuta më afër Tiranës, hapet përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë
Rruga kombëtare Kardhiq-Delvinë, e cila ka nisur të ndërtohet që në 2007, sëbashku me tunelin e Skërficës është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Ky aks i ri shkurton udhëtimin që lidh Tepelenën dhe Gjirokastrën me Sarandën, njëkohësisht rrit edhe sigurinë rrugore.
Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.
Rruga Kardhiq-Delvinë me një gjatës prej 34 km do të mundësojë që udhëtimi nga Tirana drejt Sarandës të zgjasë vetëm 3 orë.
Por ministrat socialistë, njëkohësisht edhe deputetë të zonës nuk janë mjaftuar vetëm me prerjen e shiritit, por për t’i bërë qejfin Kryeministrit kishin organizuar zonën me këngë dhe valle.
Madje kishin porositur edhe një grup polifonik për të marrë këngë për Edi Ramën.











