Sanchez në Tiranë: "Kosova" na ndan me Shqipërinë. Me pavarësinë e njëanshme u shkel e drejta ndërkombëtare
Pedro Sanchez, Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës mbajtën një konferencë për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Çfarë e pengon Spanjën që nuk e njeh Kosovën. A do të ndodhë njohja e Kosovës gjatë kohës që ju do të jeni kryeministër?
Pedro Sanchez: Miqtë e mirë si Shqipëria dhe Spanja mund të kenë dhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është deklaratë e njëanshme e pavarësisë dhe mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. E themi me gjithë respektin që kemi popullin shqiptar. Është një opinion që ndahemi me Shqipërinë por kjo nuk do të thotë në kuadër të integrimit europian nuk nxisim dialogun Serbi – Prishtinë. Ky është pozicioni që kemi me Spanjën. Edhe miqtë e mirë mund të kenë diferencat apo kontradiktat mes njëri tjetrit.
