Saliu: Elton Qyno ka bërë vetëm detyrën, nuk janë metoda të hijshme këto të drejtësisë së re

Saliu: Elton Qyno ka bërë vetëm detyrën, nuk janë

Kryeredaktori i gazetës Standard shkruan se e drejta e gazetarëve për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre është pjesë kyçe e të drejtës për informim.

Duke iu referuar rastit të gazetarit Elton Qyno ai shkruan se ai u mbajt për 10 orë në SPAK në një tentativë aspak dinjitoze të SPAK-ut.

Gezim Saliu: E drejta e gazetarëve për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre është pjesë kyçe e të drejtës për informim. Këtë e thotë qartë Këshilli i Europës, bazuar në nenet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Urdhrin për zbulimin e burimeve bie ndesh me nenin 10 të Gjykatës Evropiane. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse kërkesa për zbulimin e tyre ka interes të rëndësishëm publik. Në rastin e kolegut Elton Qyno, i cili u mbajt për 10 orë në SPAK, ky i fundit ende sot pas 1 dite nga marrja në pyetje, nuk ka shpjeguar "interesin publik" te tentativa aspak dinjitoze per zbulimin e burimit ndaj gazetarit. Kolegu ka bërë thjesht detyrën, ku ka publikuar detaje të një dosjeje, ndërsa i takon SPAK të zbulojë 'burimin' brenda radhëve dhe jo të shtrëngojë gazetarin me metoda aspak të hijshme për 'drejtësinë e re'.

EMISIONET