Salianji: Bashkë kemi zgjedhur të ardhmen, do të japim mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta

Salianji: Bashkë kemi zgjedhur të ardhmen, do të japim

Tashmë si drejtues politik i qarkut të Korçës në Partinë Demokratike, Ervin Salianji  ka nisur takimet me demokratët e këtij qarku.

Salianji sot ka postuar disa foto në Facebook gjatë takimit me demokratët e Devollit, duke u shprehur se zotimi është se gjithkujt do t’i jepet mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta. 

Salianji: Si shumë prej demokratëve të tjerë e kemi nisur nga zero dhe e di si është rrugëtimi brenda partisë, i di hilet, padrejtësitë dhe mungesën e meritës! Bashkë kemi zgjedhur të ardhmen dhe së bashku do ti shtrijmë dorën kujtdo që ka kontribut, zotimi është se gjithkujt do ti jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta.

EMISIONET