Rusi i vdekur prej 3 ditësh brenda banesës në Shengjin/ Fqinjët alarmohen nga aroma e rëndë
Një shtetas rus është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në katin e pestë të një pallati, në Shengjin, rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar (27 qershor).
Policia njofton se bëhet fjalë për Eduard Nikshini, 39 vjeç, trupi i pajetë i të cilit është konstatuar mbrëmjen e së dieles nga kunati i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga hulumtimet e policisë rezulton se 39-vjeçari ka ndërruar jetë rreth 3 ditë më parë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë duke qenë se ka nisur të dekompozohet kufoma, deri në orët e drekës ende nuk është nxjerrë nga banesa, pasi mungojnë mjetet dhe specialistet për ndërhyrje në raste të tilla.Kjo situatë ka alarmuar banoret e pallatit, pasi nga dekokompozimi i viktimës është krijuar arome e rëndë në të gjithë zonen përreth.
Sipas të dhënave autoritetet policore kanë kërkuar ndihmen e eksperteve të specializuar nga Tirana, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 39-vjeçarit rus dhe dërgimin në morgun e Tiranës për ekspertize të specializuar me qëllim zbulimin e shkakut të vërtet të vdekjes së tij.

