RTV Ora dhe Ora News, televizioni i mundësive ku të rinjtë bëhen profesionistë
Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të radio televizionit RTV Ora dhe Ora News kryeredaktori, Ardit Halili, thotë në emisionin "Ditë e Re" se televizioni Ora ka ofruar mundësi për të gjithë të rinjtë ndër vite.
Ai thotë se RTV Ora u jep mundësinë të rinjve të bëhen profesionistë.
Ardit Halili: Gjithmonë nëpër korridoret e Orës shikojmë fytyra të reja, të rinj që kërkojnë punë. Në televizionet e tjera kjo është shumë e vështirë për tu bërë, për arsye se atje i kërkojnë profesionistë, RTV Ora u jep mundësinë të bëhen profesionistë.
Ndërkohë folësja e lajmeve të RTV Ora, Anila Zyberaj thotë se ajo ka ardhur pa eksperiencë në familjen e Orës dhe se është trajnuar 4 muaj për të dalë para ekranit. Ajo pohon se asnjëherë nuk i është thënë jo dhe se gjithmonë i është ofruar mundësia për tu përmirësuar.
Anila Zyberaj: Nuk është e lehtë të jesh pjesë e televizionit. RTV Ora më dha një mësim shumë të bukur, sa më shumë vullnet të kesh sa di e vështirë të jetë gjithmonë i arrij. Jam trajnuar 4 muaj për të dalë. Asnjëherë nuk kam marrë jo, më kanë dhënë mundësinë.

