Rrugën 9 mld lek po “e merr uji”, dëmtohet aksi Reps-Fushë Arrëz
E rikonstruktuar në vitin 2017 me një fond prej 9 miliard lekësh nga fondi Shqiptar i Zhvillimit, rruga Reps Fushë Arrëz po dëmtohet. Banorët e tre bashkive që kalojnë aty, thonë se shkak janë punimet me cilësi të dobët.
Këto pamje i përkasin rrugës nacionale Reps-Fushë Arrëz këto ditë dhjetori.
9 miliard lekë u harxhuan në këtë aks, për një rikonstruksion të vitin 2017 të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Por investimi nuk po i mbijeton viteve.
Asfalti ka pësuar çarje në disa vende dhe janë krijuar gropa në disa pjesë të rrugës.
Banorë e shoferë që kalojnë aty thuajse çdo ditë, thonë së dëmtimi i rrugës në një kohë kaq të shpejtë është tregues i cilësisë së dobët të punimeve.
“Cilësia e dobët e punimeve. Këtu nuk kontrollohet asgjë.Cilësia e dobët e punimeve dhe inertet e dobëta," thonë ata.
Në stinën e reshjeve, që situata bëhet e rrezikshme për shkak të rrëshqitjes së dherave e gurëve nga shpatet e malit.
“Më pas vijnë dhe shembjet nga mali. Këtu e kemi rrezik vdekje çdo ditë, se këtu kalojmë . Se kur do na kapi lapsi? Këtë nuk e dimë. Duhet të jetë kujdesia e shoferit, se burim aksidenti është,” thonë ata.
Rruga Reps-Fushë Arrëz, u shërben mijërave banorëve të bashkive Mirditë, Fushë-Arrëz dhe Pukë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
