Rruga e Arbrit ende e papërfunduar, shtyrja e afatit, shqetësim për qytetarët: Populli t'i ndëshkojë me votë

Ndërtimi i rrugës 54 km që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare me kompaninë Gjoka Construction ka filluar në vitin 2018.

Projekti parashikon ndërtimin e një rrugë me dy korsi e cila kalon në një seri me 6 tunele dhe dy ura të larta.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Më 2 gusht 2021 Ministrja e Infarstukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për Rrugën e Arbrit, një projekt koncensionar që do tu kushtojë taksapaguesve rreth 40 miliard lekë osë 330 milion euro.

Sipas Ballukut shkak i shtyrjes së punimeve në Qafën e Murrizit janë bërë problemet gjeologjike. Ndërkohë punimet në rrugën e Arbrit po zhvillohen me ritme shumë të ngadalta.

Ora News konstatoi se në terren punimet janë ende larg përfundimit. Në zonë nuk ka asnjë punonjës ndërsa makineritë janë të fikura.

Drejtuesit e mjeteve thonë se nuk po punohet ndërsa shprehin dhe pakënaqësitë.

"Po shumë avash po punojnë. Ne mezi e kemi pritur këtë rrugë.

Me aq sa kemi parë ne nuk po punohet. Ne paguajmë taksat, jemi të rregullt. Le të na thonë ato se pse nuk po i bëjnë rrugët. Rruga e Arbrit ka shumë problematika, duke filluar nga qafa e Buallit, rruga që zbret për në Klos.

U njoftuam para një muaji se kishin nisur punimet në rrugën Klos-Bulqizë, por shikojmë që nuk është bërë asgjë.Nëqoftëse duhet një muaj për të shtruar 100 metra rrugë, imagjino për një kilometër sa kohë duhet.

Nëqoftëse ka shtyrje tjetër, populli ti ndëshkojë me votë," thonë kalimtarët.

E parashikuar për tu dorëzuar në prill të 2022, kontrata e Rrugës së Arbrit pritet tashmë të përfundojë në shtator të 2023. Por duke parë punimet në terren, urojmë të mos kemi një tjetër shtyrje.

EMISIONET