Rruga drejt suksesit në karrierë, flet eksperti Erion Muça: Në Shqipëri shumë janë ngritur jo falë talentit
Pjesën e parë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ia kushtoi një teme shumë të diskutueshme, asaj të trampolinave të suksesit. Për këtë ishin të ftuar dy ekspertë Holta Heba, e cila mban titullin, doktor i shkencave ne Shkenca komunikimi, pedagoge dhe Erjon Muça ekspert i karrierës dhe punësimit, pedagog.
Heba u shpreh në studio se për një njeri të suksesshëm nuk mjafton vetëm të ketë ëndrra, por qëllim mbi të gjitha për ti arritur ato.
“Njeriu që në fillesat e veta bën dallime mes asaj që dëshiron dhe qëllimit që i vë vetes. Dëshirat janë ëndrrat që funksionojnë vetëm në sirtarë, ndërsa nëse këto dëshiro mundohesh ti vësh në zbatim, atëherë shkojnë drejt suksesit.
Dhe nëse e ke gjetur këtë qëllim, themi se shkon drejt suksesit. Në se e ke arrit këtë fazë, është faza më e mirë dhe vetëm kështu mund t’ia dalësh. Pa dyshim që të gjithë nga ne ka një model dhe shembull që dëshiron të arrij, flasim për qëllime të arrira”, tha Heba.
Ndërsa, Muça e nisi bisedën në studio duke thënë se “një njeriu i suksesshëm duhet të ketë tre komponentë, njohuri, aftësi dhe vlera”. Më tej, Hoda solli në vëmëndje një rast konkret, ku tregoi se model për të në mësimdhënie shërben një profesor i saj.
“Personat të ndryshëm kanë modele të ndryshme si modele. Për shembull fëmijët padyshim që kur janë të vogël kanë nënë apo babanë. Unë e adhuroja shumë një profesorin tim, nga mënyra sesi e shpjegonte mësimdhënien. Në këtë aspekt unë e “kopjoja” nga metoda se si të shpjegoja mësimin për ta bërë më interaktive me studentët e mi”.
Ndërsa më pas, Muça tha se duhet të ndjekim një model, por pa deformuar origjinalitetin dhe të qenurit unik.
“Përzgjedhja e gabuar e një modeli është problem për të rinjtë, pasi nëse nuk kanë një metodë dhe origjinalitet mund ti çoj ata në kopjim. Gjë e cila humbasin vlerat unike të tyre”, tha Muça.
Ndër të tjera, Heba tha se suksesi vjen nga mbështetja e të afërmve dhe nga familja.
“Të gjithë të rinjve do tu thoja që kurrë most ë dorëzohen dhe të vazhdojnë të përmbushin qëllimet e tyre. Nëse dështoj mos të dorëzohen, port ë këmbëngulin për ta çuar deri në fund qëllimin e tyre”, përfundoi Heda.

