Rrufeja godet shtyllën e tensionit të lartë, shkëndija elektrike i vë zjarrin pishave. Fshati Mbreshtan pa drita
Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha në zonën malore të fshatit Mbreshtan.
Ka qenë rrufeja që ka shkarkuar në një nga shtyllat e tensionit të lartë, duke e shkrumbuar totalisht atë.
Shkëputja e telave të tensionit të lartë ka shkaktuar edhe vatrën e parë të zjarrit, e cila është përhapur me shpejtësi drejt zonës malore me pisha.
Nē vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me pisha shekullore. Djegia e shtyllës së tensionit të lartë ka lënë pa drita fshatin Mbreshtan, deri në riparimin dhe zëvendësimin e shtyllës nga stafi i elektriçistëve të OSHEE-së,që raportohet se janë nisur drej zonës.

