"Rroba e cigare"/ Kaluan 10 mijë euro mallra kontrabandë në Kakavijë, arrestohen 2 shoferë, nën hetim doganierët

Dy shoferë të linjës Athinë-Tiranë janë arrestuar, pasi policia ka gjetur në autobus mallra që nuk ishin deklaruar në doganën e Kakavijës, me vlerë 10 mijë euro.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Gjegji Veli, banues në Tiranë dhe Edlir Xheblati, 40 vjeç banues në Berat.
Mësohet se gjatë kontrollit u gjetën një sasi e konsiderueshme me tesha, konfeksione te firmave te ndryshme, produkte kozmetike dhe 50 steka me cigare te cilat nuk ishin deklaruar ne Degën Doganore Kakavijë.
Gjithashtu hetohen ne gjendje te lirë doganierët Y.R dhe E.H, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale shpërdorim detyre.

