Rritje e aplikimeve në arsimin e lartë/ Preferencat e maturantëve: Informatika dhe Inxhinieria në krye
Është myllur faza e parë e aplikimeve në universitetet ku duket se kete vit kemi interes të të rinjve.
Me date 26 gusht të gjithë maturantët do të kenë mundesi të shohin përllogaritjen nëse janë ose jo fitues.
3 gushti shënoi dhe mbylljen e të rinjve që kërkojnë të regjistrohen ne universitet.
Arjan Xhelaj, Drejtor i rrjetit akademik shqiptar thotë se interesi i të rinjve është rritur ndjeshëm, krahasuar me vitet e fundit.
'’Është hera e parë që kemi kaluar 20 mijë. Këtë herë kishim 20200 maturantë që aplikuan që në raundin e parë, që kemi një rritje nga viti i kaluar me 500 studentë më shumë’’.
Për sa i përket universiteteve, Xhelaj thotë se trendi vijon të jetë i njëjtë me vitin që lamë pas ku degët më të kërkuara janë Informatika Inxhinieria, të ndjekura nga Mjekësia dhe Ekonomia.
‘’Ashtu si vitin e kaluar kanë kaluar në vend të parë le të themi preferencat ose Zgjedhje e preferencave për degë të shkencave të teknologjisë dhe informacionit, informatikë dhe inxhinieri dhe teknologji në përgjithësi. Pjesët e shëndetësisë që ngelin të dytat’’.
Xhelaj thotë se tashmë maturantët do të kalojnë në fazën tjetër atë të publikimit të renditjeve, e ndjekur nga procesi i regjistrimit.
Sipas drejtorit te rrjetit akademik shqiptar kto janë të dhënat paraprake pasi regjistrimet që nisin në shtator do të tregojnë zgjedhjet përfundimtare të të rinjve.

