Rritja e çmimeve, Vasili: Shqiptarët po konsumojnë më shumë bukë dhe më pak mish, bulmet e vaj si në diktaturë

Rritja e çmimeve, Vasili: Shqiptarët po konsumojnë më

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar mbi rritjen e çmimeve në vendin tonë e cila ka sjellë rritjen e konsumit të bukës dhe uljen e konsumit të produkteve të tjera ushqimore si mishi, sallami, vaji dhe bulmetit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një gjë e tillë, shkruan ai në faqen e tij në Facebook, ka ndodhur në kohën e diktaturës ku shqiptarët konsumonin më shumë bukë për të mbijetuar.

Sipas tij politikat korruptive në Shqipëri kanë bërë që nëj produkt mishi të kushtojë 40% më shumë se në Maqedoninë e Veriut.

"Shqiptaret sot ashtu si dje ne Diktature, shtojne konsumin e bukes per te mbijetuar!
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore eshte fakt shume i rende, qe ka tronditur shqiptaret nga ana ekonomike.

Por kjo tronditje ka edhe anen e saj shume te rendesishme shendetesore sepse shqiptaret, ashtu si dje ne Diktature, jane te detyruar te ushqehen ne menyre te njeanshme, kryesisht me buke, per te mbijetuar.
Shqiptaret ashtu si ne kohet e diktatures komuniste kanë rritur konsumin e bukës per te kompesuar pamundesine e blerjes se produkteve te tjera.

Ashtu si ne kohet e diktatures edhe sot shqiptaret kane ulur përdorimin e mishit, sallamit, vajit dhe bulmetit per shkak te çmimeve shume te larta, qe vijne nga politikat korruptive te qeverise, qe mbeshtet monopolet dhe oligarket, qe i zoterojne ato.

Eshte teper i rende fakti qe konsumi ka shënuar rënie për Produktet e Shportës, që varion nga 15 deri në 40% më pak krahasuar me vjet," shkruan ai.

EMISIONET