Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë. Ja simptomat
Stina e verës veç temperaturave të larta ka dhe viroza. Mjekët thonë se në qendra shëndetësore më së shumti vijnë pacientë me dhimbje fyti, kollë, temperaturë, të vjella dhe diarre. Artenida Bitri mjeke familje në Qendrën Shëndetësore Nr. 3 këshillon që fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të jenë të kujdesshëm, pasi trupi i tyre është më i ndjeshëm ndaj dehidratimit dhe lodhjes nga dielli.
Ndonëse kem hyrë në muajt e verës, shqetësimet për virozat po rriten, sidomos për grupmoshat më të ndjeshme si fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Mjekja Artenida Bitri në një intervistë për “Ora News” thotë se virozat e verës janë aktualisht të pranishme dhe shfaqen me simptoma si dhimbje fyti, temperaturë të lartë dhe kollë, ndërsa ato të traktit gastrointestinal shoqërohen kryesisht me të vjella dhe diarre.
Sipas mjekes ekspozimi i pakujdesshëm në diell, sidomos gjatë ditëve me temperaturë të lartë. Ajo tregon se mund të shkaktojë, dhimbje koke, marrje mendsh, djersitje apo dhe lodhje të përgjithshme. Për këtë arsye kërkohet kujdes i veçantë nga të gjithë, sidomos nga grupet më të rrezikuara.
Mjekja apelon që të mos nënvlerësohen këto shenja dhe të kërkohet ndihmë mjekësore në kohë, veçanërisht për fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar, për të parandaluar komplikacionet e mundshme.



