Rriten rastet në Shqipëri, 47 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Rriten rastet në Shqipëri, 47 të infektuar me Covid-19 në 24

Asnjë viktimë dhe 47 raste me Covid-19, janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 19 raste, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 47

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 18

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3025

Testime totale 892,069

Raste pozitive 132,999

Raste të shëruara 130,187

Raste Aktive 355

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 131

Elbasan 51

Kukës 33

Lezhë 33

Vlorë 29

Fier 17

Korçë 16

Durrës 15

Shkodër 12

Berat 14

Gjirokastër 4

EMISIONET