Rriten rastet me zgjebe në Shqipëri? Shkodrani: Në QSUT nuk vijnë raste me zgjebe, ka egzistuar gjithmonë...

Ditët e fundit është ngritur një alarm për një shtim të rasteve me sëmundjen e zgjebes, e cila flitet se përhapet lehtësisht tek femijët dhe të rriturit.

E ftuar për të folur në lidhje me këtë temë, nëse ka zgjebe apo jo në Shqipëri, në emisionin "Drejt" në "Ora News" me Luan Ramën ishte mjekja dermatologe Entela Shkodrani.

"Zgjebe në Shqipëri ka aq sa ka pasur normalisht. Ne kemi pasur, kemi dhe do të kemi raste me zgjebe sepse është një sëmundje infektive normale e lëkurës që ka egzistuar që kur ka egzistuar gjithmonë, që kur ka lindur dermatologjia, do jetë do vazhdojë dhe do ketë raste vazhdimisht me zgjebe. Nuk ka asnjë alarm dhe asnjë rast të shtuar. Kemi dëgjuar termin epidemi, raste të shtuara, spitali i shtuar me zgjebe. Nukështë e vërtetë. Në QSUT nuk vijnë raste me zgjebe, sepse nuk është sëmundje spitalore, por mjekohet nga mjekët e shërbimit ambulator, nuk shtrohet në spital po trajtohet në shtëpi", tha Shkodrani.

 

EMISIONET