Rriten qiratë sociale, rreth 100 familje në Korçë dalin në protestë për shkak të pamundësive financiare

Rriten qiratë sociale, rreth 100 familje në Korçë dalin

98 familje në Korçë preken nga rritja e qirasë të banesave sociale nga bashkia, ç’ka ka bërë që ata të protestojnë për shkak të pamundësive financiare për të përballuar këtë rritje.  

Banorët të cilët prej 10 vitesh i kanë përfituar këto apartamente me qira të ulët i përkasin kategorive në nevojë dhe thonë se e kanë të pamundur të përballojnë këtë rritje çmimi që varion nga 800 deri në 1500 lekë të rinj për çdo apartament bazuar tek sipërfaqja.

Drejtuesja e zyrës së strehimit  social Mirela Balli sqaron se rritja e qirasë është parashikuar në kontratë dhe është bazuar në indeksin e rritjes së çmimeve për banesat nga INSTAT.

Vendimmarrja e ekzekutivit kundërshtohet nga banorët për shkak se të ardhurat e tyre janë minimale ndërsa kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave.

EMISIONET