Rr*hu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit
Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm liron nga “arresti në shtëpi” avokatin Redi Llanaj.
Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore, 5 milionë lekë të vjetra, duke caktuar ndaj tij masën “Detyrim paraqitje”.
Avokati Llanaj u arrestua pas konfliktit fizik me një punonjës sigurie të Gjykatës së Vlorës duke e goditur me grusht.
Mungesa e Llanajt në procesin gjyqësor të dosjes “Meta” u bë shkak për shtyrjen e radhës të seancës paraprake këtë të martë në GJKKO.
DEKLARATA E KRYEMADHIT PAS DESHTIMIT TE SEANCES NE GJKKO

