Rr*hën gratë dhe fëmijët/ Rekordi “i zi” i 2024-ës i dh*nës në familje
Dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues dhe i përhapur në Shqipëri, me mbi 4,145 raste të raportuara në 9 muajt e parë të vitit 2024, ndërsa shumë prej tyre përfundojnë me masa si urdhra mbrojtjeje. Raporti i Avokatit të Popullit thekson se 32 gra janë vrarë në tre vitet e fundit, shumica nga partnerë intimë ose familjarë, duke theksuar përmasat tragjike të këtij problemi.
Dhuna në familje mbetet e pranishme dhe plagë për shoqërinë Shqiptare, konfirmojnë të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit!
Tre burra përfunduan në pranga në 24 orët e fundit vetëm në Tiranë pasi ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve, e madje edhe fëmijëve
Në një rast, autori 47 vjeçar madje shkeli masën “arrest shtëpie” dhe urdhrin e mbrojtjes me të cilin ishte pajisur gruaja.
Fenomeni është i shtrirë në të gjithë vendin dhe nuk mbetet vetëm shqiptar.
Një shtetas polak është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u denoncua për dhune psikologjike nga bashkëjetuesja e tij.
Rastet dhunës në familje të raportuara në Policinë e Shtetit në 9 muajt e parë të 2024 kanë shënuar një rritje në krahasim me një vit më parë.
Përgjatë kësaj kohe u denoncuan 4,145 raste të dhunës apo krimeve të tjera në familje, ndërsa të dhënat janë shqetësuese edhe për tre mujorin e fundit të vitit.
2,226 raste të dhunës në familje u trajtuan me urdhër mbrojtje, sipas të raportimeve zyrtare, por sipas ekspertëve jo të gjitha rastet denoncohen.
Durrësi, Fieri e Tirana janë qytetet ku gjykatat kanë më shumë çështje për dhunë në familje
Raporti i fundit të publikuar nga Avokati i Popullit tregonte se ne 3 vitet e fundit në Shqipëri janë vrarë 32 gra, 90% prej ngjarjeve ishin kryer nga një partner intim, ose një anëtar i familjes.



