Rreziqet pranë shkollave/ Topalli dhe Halimi: Si ti mbrojmë fëmijët

Në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua situata e rrezikut për të miturit në ambientet pranë shkollave dhe përgjegjësia e familjes dhe shoqërisë në parandalimin e problemeve sociale.

I ftuar në studio ishte avokati Stefan Topalli, i cili theksoi rregulloret dhe praktikat që ekzistojnë për mbrojtjen e të miturve:

“Në tabakina të ndryshme afër shkollave nuk u lejohet të shesin produkte nën 18 vjeç. Po ashtu, grupe të ndryshme shpërndajnë lëndë narkotike, të cilat policia i arreston.

Baza themelore për parandalimin e këtyre dukurive mbetet familja,” – tha Topalli.

Nga ana tjetër, psikologia Arbjola Halimi ndërhyri duke shtuar se përgjegjësia nuk mund të bazohet vetëm tek prindërit, pasi grupmosha e të rinjve nuk ka pjekurinë e mjaftueshme për të kuptuar plotësisht çfarë është e drejtë dhe çfarë jo.

Diskutim që solli në fokus nevojën për bashkëpunim mes familjes, shkollës dhe institucioneve ligjzbatuese.

 

EMISIONET