Rrezik për ngrica dhe shtrëngata/ Meterologia Gjoni bën parashikimin e motit për ditën e diel

Anira Gjoni nga IGJEUM në një intervistë nëpërtmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", për "Ora News" bëri një parashikim të motit për ditën e nesërme.

"Për ditën e nesërme, pra dita e diel, presim të kemi reshje në të gjithë territorin e vendit, ashtu sikurse ka nisur edhe ditën e sotme. 

Pritet që në pasdite të vijojnë të qëndrojnë të dobëta në të gjitha qarqet. Në veri dhe verilindje pritet që reshjet e dëborës, ditën e sotme të nisin me intensitet të ulët, por do të jetë dita e nesërme ku pritet të kemi reshje intensive në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë. Ndërsa në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës presim që reshjet të jenë intensive dhe lokalisht shkojnë deri shumë intensive, ku mund të shfaqen e problematika për sa i përket qëndrave urbane apo vërshimeve të lumenjve të vegjël.

Problematikë do të ngelen veriu, verilindja dhe juglindja ku reshjet e dëborës priten të jenë me intensitet mesatarë në këto zona dhe priten të zbresin mbi 300 m mbi nivelin e detit.

Presim dhe një rënie të temperaturave. Ditën e nesërme presim që minimalet në bregdet të jenë 4 dhe ato maksimale deri në 14.

Në zonat e ulëta minimalet 5 dhe maksimalet deri në 13.

Ndërsa në zonat malore minimalet shkojnë në -4 dhe maksimalet deri në 8. 

Nuk janë temperatura shqetësuese dhe shumë të ulëta", u shpreh Gjoni.

EMISIONET