Rrëmbimi i efektivëve të Kosovës, Dugolli: Janë njerëz të shtetit që kontrollojnë kufirin, nga Serbia po vijnë armë
Enver Dugolli, deputet i parlamentit të Kosovës dhe ish-zv.ministër i mbrojtjes në një lidhje skype për "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se Kosova ka vendosur disa vija komunikimi pëërmes institucioneve ndërkombëtare me Serbinë për të liruar 3 oficerët e policisë të arrestuar sot.
Ai u shpreh se ata ishin në detyrë për të kontrolluar për futjen ilegale të mallrave nga Serbia si dhe për armët që flitet kohët e fundit se po kalojnë kufirin drejt Kosovës për të furnizuar bandat serbe.
"Vijat komunikuese me shtetin serb nuk kemi sepse ajo nuk e rpanon shtetin e Kosovës por shfrytëzojmë kanalet diplomatike institucionale të faktoprit ndërkombëtar sidomos strukturat e sigurisë që janë prezente në Kosovë dhe kemi vu me linjat e komunikimit dhe po presim që të lirohen sa më shpejt 3 zyrtarët policorë e të kthehen në familjete tyre pasi aksioni i sotëm ishte një formë hakmarrje e Serbisë për arrestimet që u bënë kundër të dyshuarve kriminelë serb për vepra të rënda terroriste ndaj faltorit ndërlombëtar e KFOR-it, institucioneve të Kosovës. Mënyra se si ka zgjedhur Serbia të hakmerret është e gabuar pasi zyrtarët policorë nuk aknë bërë asnjë shkelje, ata janë njerëz zyrtarë të shtetit që kujdesen për kufirin që të mos ketë kalime ilegale të mallrave të ndryshme dhe armëve që kemi dyshime të vazhdueshme se po qarkullojnë nga Serbia në Kosovë, duke furnizuar bandat e tyre të instaluara për një kohë të gjatë," tha ai.
