Rrëfen me lot në sy humbjen e nipit/ Halla e 15-vjeçarit: E goditën 4 herë me th*kë, kanë qenë më shumë se 4 veta të a*matosur
Në studion e OraNews ka qenë Barie Çupi, halla e 15 vjeçarit, Erjon Boba i cili u vra me mjet prerës nga bashkëmoshatari i tij në qytetin e Durrësit.
Fillimisht për OraNews, halla e të miturit të ndjerë ka treguar se si nipi i saj përfundoi në konflikt duke hedhur “dritë” mbi dinamikën e ditës ndodhi ngjarja tragjike.
“Sapo djali është kthyer në shtëpi nga shkolla, ka ndërruar rrobat e shkollës. Prindërit janë të dy të punësuar edhe vëllai i madh është i punësuar, ndërkohë ka qenë vetëm me motrën në shtëpi.
Ka ndërruar rrobat dhe është nisur për në punë sepse djali ishte te një shok i babait të tij, punonte pasdite me orar të reduktuar.
Punonte në një lavazh makinash.
Në këtë moment i ka shkuar një shok i vet i ngushtë, shokë shkollë dhe i ka thënë Erjonit, që kishte për të sqaruar diçka me një shok dhe i kishte kërkuar ta shoqëronte.
Erjoni dhe e ka shoqëruar sepse është edhe djali i dashur. Unë jam vetë arsimtare dhe zakonisht fëmijët thonë “besëpremë” nëse nuk i shkon në një hall ose në një vend që të kërkon. ”-tregoi Barie Çupi.
Përgjatë rrëfimit ajo ka treguar më tej se ngjarja është treguar nga shoku i të miturit që ishte dëshmitar i ngjarjes.
“Të gjitha këto janë në bazë të fjalëve që ka thënë miku i tij. Ai i ka treguar këto fjalë, vëllait të Erjonit. Në momentin që janë konfliktuar me fjalë, janë zënë edhe me grushta. Kanë qenë më shumë se tre veta, dhe kanë qenë të pajisur edhe me armë të ftohta.
Duke qenë më shumë ata, e kanë shtrirë në tokë dy veta e kanë mbajtur dhe tjetri e ka qëlluar me dy thika në fillim.
Në momentin që djali ka bërë thirrje që u plagos, atëherë Erjoni e ka qëlluar me diçka në kokë dhe nga ai moment është qëlluar edhe dy herë të tjera me thikë. Erjoni është qëlluar me katër thika.”- u shpreh halla e përlotur.

