Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve
Ministri i Drejtesise Ulsi Manja lajmëroi sot nga burgu i Fierit se janë rritur pagat për punonjësit dhe stafin e policisë së burgjeve.
"Arsyeja e takimit në IEVP e Fierit ishte prezantimi i disa punëve të mira dhe i disa reformave që ka disa muaj që kemi ndërmarrë si Ministri e Drejtësisë me Drejtorinë e Burgjeve në të gjitha IEVP e vendit.
Sot prezantuam reformat që i kishim premtuar që në korrik, uniformat e reja për punonjësit dhe pagat e reja për policinë e burgjeve dhe stafet e policisë së burgjeve që tashmë janë realitet dhe kanë nisur efektet financiare që nga 1 shtatori i këtij viti", tha Manja.